LDK-ja opozitare, në një konferencë për media, të enjten, ka akuzuar pushtetin e PDK-së për emërime politike në ndërmarrjet komunale.
Gëzim Kokollari ka thënë se në këtë mënyrë pushteti lokal “po i pushton ndërmarrjet komunale”, shkruan sot Koha Ditore.
“Këto emërime po e shpërfaqin ngutinë e kryetarit për t`i shkarkuar në mënyrë të kundërligjshme dhe pa ndonjë analizë racionale bordet paraprake. Konsiderojmë që këto emërime po bëhen për rehabilitimin e militantëve partiakë dhe jo në interes të rritjes së efikasitetit të punës në këto ndërmarrje”, ka thënë Kokollari.