Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti së bashku me disa deputetë të kësaj partie morën pjesë sot në tryezë diskutimi të ftuar nga Dega e LDK-së në Suharekë aktivistë të LDK-së, aktivistë të shoqërisë civile si dhe qytetarë të Suharekës.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në këtë tryezë u diskutua për situatën aktuale politike në vend si dhe për hapat që do të ndërmerren në të ardhmen, me theks të veçantë për mbrojtjen e subjektivitetit shtetëror të vendit si dhe për daljen nga kriza institucionale e shkaktuar nga koalicioni qeverisës, që siç thotë LDK-ja tashmë ka humbur edhe legjitimitetin për ta drejtuar vendin.
“Me përkrahjen e juaj si dhe me mbështetjen që po marrim çdo ditë nga qytetarët anembanë Kosovës ju garantojmë se nuk do të lejojmë cenimin e sovranitetit të vendit dhe prishjen e rendit kushtetues të tij. Ne e dimë se rrugë tjetër përveç dialogut nuk ka por ai duhet të zhvillohet nga njerëz të mandatuar dhe në përputhje me interesat e qytetarëve. Qeveria e tanishme pa legjitimitet, çdo ditë e më tepër po i sjell humbje vendit në secilën sferë qoftë në ekonomi qoftë në arenën ndërkombëtare, dhe kjo duhet të ndalet. Durimi dhe konsistenca do të na sigurojnë triumfin për qytetarët e Kosovës ”, ka thënë Hoti.