Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), gjatë këtyre orëve, ka dal si partia e parë. Kështu tha në një prononcim për EO, zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa.
“Sipas gjitha informacioneve, LDK-ja, del bindshëm partia e parë. Por do t’i presim rezultatet përfundimtare nga KQZ-ja”.
“Mirëpo, sipas informacioneve preliminare jemi partia e parë”, u shpreh i bindur Mustafa.
“I bëj thirrje të gjithë komisionerëve dhe vëzhguesve të qëndrojnë në vendvotime deri në rezultatet e fundit” , tha Mustafa.
Ai tha se deri më tani nuk kanë ndonjë informacion për ndonjë incident madhor, përveç disa parregullsive të vogla.