Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 32-vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është hapur ekspozita me fotografitë e ish-presidentit Ibrahim Rugova, raporton Ekonomia Online.
Safet Zejnullahu nga ish-Qendra Informative e Kosovës, ka përgëzuar fotografin Adnan Ruhani që ka realizuar këto fotografi.
“Një fotografi është sa 1 000 fjalë, andaj e përgëzoi Adnanin”, tha ai.
Autori i ekspozitës nuk ka preferuar të flasë shumë për punën e tij, por shtoi se pret që në të ardhmen të realizohen edhe ekspozita të tjera, raporton EO.
“Unë s’kam çka foli më shumë folën të tjerët për mua, unë foli me fotografi. Në të ardhmen shpresoj se do të bëjë disa ekspozita të mrekullueshme”.
Kjo ekspozitë është sponsorizuar nga Biblioteka Kombëtare dhe Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.
Fillimisht në shënimin e kësaj date, kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe të varri i ish-presidentit Rugova.
Përderisa manifestimi qendror do të mbahen në ora 18:00 në një nga hotelet në kryeqytet.
LEXONI EDHE: