Kërkesat e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe njëherit kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli dhe zyrtarëve tjerë të kësaj partie, për shkuarje në zedhje të parakoshme, nuk po e shqetësojne fare LDK-në.
Blerim Grainca, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, tha se deklaratat e Veselit dhe zyrtarëve të PDK-së për shkuarje në zgjedhje janë për konsum partiak.
“Personlisht mendoj se deklaratat e tilla më shumë janë në funksion të mobilizimit të brendshëm të PDK-së dhe për konsum partiak por edhe në funksion të matjes së pulsit të opozitës siç bën shpesh krytari i PDK-së”, tha Grainca.
Sipas këtij deputeti, vendi nuk do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme pasi që siç tha ai, PDK-ja është duke i bërë gati emrat e ministrave të rinj në Qeveri.
“Nëse e keni përcjell me vëmendja PDK është duke i bërë gati emrat e ministrave të saj për riformatizim. Pra nuk mund të këtë edhe riformatizim edhe zgjedhje”, është shprehur deputeti nga LDK.
E për kundër reformave të brendshme, sipas Graincës, LDK-ja do të vazhdojë të jetë partia e parë.
“LDK është e gatshme dhe e bindur se edhe për kundër reformave të brendshme që po vazhdojnë do të jetë partia e parë .. Kohë të mira po vijnë për Kosovën dhe qytetarët e saj. S’ka arsye për shqetësime”, tha ai.
Në lidhje me deklarimet e Veslit dhe zyrtarëve të PDK-së, për shkuarje në zgjedhje “Gazeta Blic” ka kontaktuar edhe me Arben Gashin, deputet nga radhët e LDK-së, por ai nuk ka pranuar të flasë në lidhje me këtë çështje me arsyetimin se nuk ka pasur ndonjë qëndrim negativ për koaliconin qeverisës, PDK-LDK.
“Pyete Ismet Beqirin se nuk kam pas qëndrim negativ për këtë koalicion”, ka thënë Gashi.
Ndërsa i pyetur për emërimt e reja, të cilat priten të ndodhin të hënën, sipas paralajmërimit të Veselit, Gashi tha se për këtë çështje duhet të diskutohet seriozisht.
“Mendoj se partnerët e koalicionit duhet të diskutojnë seriozisht për këtë çështje”, ka thënë ai.
Ndryshe, kreu i Kuvendit Veseli, mbrëmë në një intervistë për RTK-në tha se kanë qenë të sinqerta deklaratat e tij për shkuarje në zgjedhje