Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka paralajmëruar se do të mbajë të enjten konferencë për medie, ku thuhet se “do të prezantohen hapat e radhës drejt fitores në zgjedhjet nacionale të 11 Qershorit 2017”.
Konferenca do të mbahet në Selinë Qendrore të LDK-së në Prishtinë, me fillim nga ora 10, thuhet në njoftim të dërguar në orët e mbrëmjes.
Zyrtarë të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosje po vazhdojnë edhe në orët e mbrëmjes “negociatat” për të arritur një marrëveshje që të shkohet me kandidatë të përbashkët në një listë.
“Bisedimet po ecin mirë, por marrëveshje nuk ka ende”, tha për Ekonomia Online, një zyrtar i mirinformuar nga LDK-ja.