Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) informon opinionin publik se rezultatet e fundit nga vëzhguesit e tyre në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve konfirmojnë se Koalicioni LDK-AKR-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi do t’i ketë 30 deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
“Edhe pas numërimit të votave të diasporës ky rezultat nuk ka ndryshuar:, thuhet në një komunikatë të LDK-së.
Më herët gjatë ditës disa medie raportuan se procesi i numërimit të votave nga diaspora ka përfunduar dhe se nga rreth 5 mijë vota sa ishin nga diaspora mbi 50% e tyre kanë shkuar për Vetëvendosjen.
Indeksonline raportoi se kjo mund t’i kushtoj LDK-së më marrjen e një mandati nga ana e VV-së.