LDK-VV duan hetim për ndërprerjen e kontratës për sheshin në Ferizaj

Prishtinë | 10 Sht 2018 | 09:27 | Nga

Subjektet opozitare LDK -VV në Ferizaj po e cilësojnë të kundërligjshëm nënshkrimin e një marrëveshjeje ndërmjet Komunës dhe kompanisë “Beni Com” për ndërprerjen e kontratës për ndërtimin e sheshit “Adem Jashari”, derisa punimet ende nuk kanë përfunduar.

Për ndërtimin e sheshit ish- qeverisja e kaluar e LDK-së e pati kontraktuar këtë kompani në vlerë prej afro një milion eurosh, mirëpo punimet janë zvarritur ndërsa kompania nuk ka treguar seriozitet në këtë projekt, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkaq pas ndërprerjes së kësaj kontrate brenda 30- ditësh, Komuna është e obliguar të barazohet me këtë kompani në vlerë prej 243 mijë e 607 eurosh, duke u bazuar në vlerësimet e komisionit verifikues.

Planifikimet e Komunës po i kundërshton qeverisja e kaluar e LDK-së, duke akuzuar se qeverisja aktuale po punon për inate politike e individuale duke e dëmtuar buxhetin e taksapaguesve të kësaj komune. Sipas LDK-së projekti i sheshit është disenjuar nga ekspertë të fushave të ndryshme dhe nuk ka pasur arsyeje të ndërpritet kontrata..

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme