Legjenda spanjolle zgjidh problemin me vizën, niset drejt SHBA-së për finalen e Botërorit

Prishtinë | 19 Kor 2026 | 17:58 | Nga Ekonomia Online

Legjenda e futbollit spanjoll, Joan Capdevila, ka zgjidhur problemin që e kishte penguar të udhëtonte drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndjekur nga afër finalen e Kupës së Botës 2026.
Ish-mbrojtësi i Spanjës kishte bërë të ditur më herët përmes rrjeteve sociale se nuk ishte lejuar të udhëtonte për shkak të një problemi me autorizimin elektronik të udhëtimit (ESTA), raportojnë mediat ndërkombëtare.

Megjithatë, situata është zgjidhur shpejt, Capdevila ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqet së bashku me ish-bashkëlojtarin e tij, Marcos Senna, teksa hipin në aeroplanin me destinacion New Yorkun.

Sipas raportimeve, pengesa për udhëtimin lidhej me një vizitë të mëhershme që Capdevila kishte zhvilluar në Iran, çka ndikoi në procesin e miratimit të ESTA-s.

Kujtojmë se Joan Capdevila ishte pjesë e gjeneratës së artë të Spanjës, duke qenë titullar në ekipin që fitoi Kupën e Botës në vitin 2010 në Afrikën e Jugut.

Të ngjashme