Demokracia për Zhvillim (D4D) ka mbajtur konferencën “Analizë mbi veprimtarinë e Kuvendit të Kosovës në periudhën 2019-2020”, raporton Ekonomia Online.
Allen Meta nga D4D-ja tha se me qëllim sqarimin e rolit të Kuvendit për qytetarët që nga viti i kaluar janë edhe duke monitoruar punë e këtij institucioni.
“Që nga viti 2019 është bërë monitorimi i Kuvendit të Kosovës në bazë të se cilës është bërë matja kualitative e kuantiative e punës së Kuvendit. D4D do të sqaroj sa më shumë rolin e Kuvendit për qytetarët”.
Kurse autori i punimit Albert Krasniqi, ka paraqitur të dhënat duke thënë se legjislatura e tanishme është e dobët sa i përket vendimmarrjes.
Sipas tij, PDK-ja ka qenë opozitë bashkëpunuese, përderisa VV-ja më shumë opozitë kritikuese.
“Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike vazhdoi për 9 tentime që u votua tek në sesionin vjeshtor e poashtu çështja e dialogut janë prej temave që u diskutuan më së shumti në Kuvend”.
“PDK-ja një opozitë bashkëpunues dhe që ka propozuar edhe amendamente kurse VV-ja më shumë një opozitë kritikuese”.
“Legjislatura e tanishme është e dobët sa i përket vendimmarrjes ndryshe prej legjislaturës së kaluar. Menaxhimi i punës së Kuvendit ka qenë pikë e dobët e legjislaturës së kaluar por që në legjislaturës aktuale qëndron më mirë”.
Ai më tej ka shtuar se në legjislaturat e fundit është rritur numri i Komisioneve hetimore, por që duhet që të paraqiten raportet për punën e bërë, raporton EO.
Krasniqi tha se në Kuvend është përdorur gjuhë joparalentare, madje edhe përleshje, gjë që ka quar në pakënaqësi te qytetarët.
“Janë mbajtur 24 seanca brenda legjislaturave, por që në legjislaturën e tanishme ka pasur më shumë seanca plenare”.
“Legjislatura e kaluara ka mbajtur një numër të madh të seancave të jashtëzakonshme për shkak së kishte çështje që nuk prisnin kohë dhe kjo formë u përdorë si mënyrë”.
“Komisionit hetimore parlamentare kanë filluar të shtohen gjatë këtyre dy legjislaturave. Në legjislaturës e kaluar u dorëzohen raporte nga to kurse kjo legjislaturë duhet të ndjek këtë praktikë”.
“Është përdorur gjuhë joparlamentare në Kuvend. Madje ka pasur edhe përleshje në legjislaturën e kaluar gjë kjo që ka quar në pakënaqësi te qytetarët”.
Nënkryetarja e Kuvendit, deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci, tha se mungesa e deputetëve dhe e ministrave po e pamundëson punën e Kuvendit.
“Sfida të ngjashme si në Kosovë kemi parë edhe në parlamentet tjera, por tek ne janë më të theksuara sepse jemi në një situatë ku kemi pozitë e opozitë jo të fortë”.
“Pjesa më e madhe e ligjeve nuk kanë marrë votim pasiqë deputetët kanë pasur vërejtje e mungesë kuorumi”.
“Mungesa e shumicës dhe mungesa e ekzekutive po e pamundëson punën e Kuvendit. Ka raste kur edhe deputetet nuk kanë qenë të përgjegjshëm sa i përket pjesëmarrjes”.
“Gjuha joparlamentare është e vërtetë që ka një ndryshim tash. Por jo rrallë herë edhe për shkak të mungesës për të diskutuar me fakte ka ndodhur kjo”.
Deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj, tha se kuvendi ka punuar në kushtet të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë.
Ai më pas ka falënderuar PDK-në për rolin konstruktiv si opozitë në të mirë të qytetarëve, raporton EO.
“Kuvend i Kosovës ka punuar më rrethana të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë. Vlesojë që ëshë një raport që i hyn në punë Kuvendit”.
“Falënderoj PDK- në që ka luajtur rol konstruktiv si opozitë në të mirë të qytetarëve. Një temë me rëndësi të theksohet është që s’kemi pasur në sesionin e parë problem me menaxhimin e Kuvendit”.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra, tha se problemet e njëjta po e përcjellin Kuvendin në vazhdimësi, raporton EO.
“E gjithë agjenda parlamentare është zhvilluar në vrasësi prej jetës politike që kemi pasur. Problemet e trajtuar në raport janë ato që na kanë përcjell ndër vite në Kuvend”.
“Një vërejtje publike e kam për kritikën kryesore se deputet po mungojnë në parlament. Ne jemi pajtuar të jemi në opozitë dhe interesin qytetar e kemi pasur parësor. Projektligjin për rimëkëmbje kemi arritur ta votojmë me katër amendamentet tona”.
Punimin e plotë mund ta gjeni në: https://d4d-ks.org/punimet/analize-mbi-veprimtarine-e-kuvendit-te-kosoves-ne-periudhen-2019-2020/