Leipzig e pret Sarrin dhe Napolin te dhoma e duhanpirësve

Prishtinë | 21 Shk 2018 | 15:44 | Nga

Napoli do të duhet të provojë një përmbysje të rëndësishme këtë të enjte, pas humbjes në takimin e parë të Europa League kundër RB Leipzig.

E ndërsa Sarri me të tijtë janë duke menduar përmbysjen, pritësit nga Lajpcigu kanë vendosur ti bëjnë një pritje speciale trajnerit, duke u krijuar edhe një ambjent për pirjen e duhanit, që është shumë e rëndësishme për të.

Siç ka zbuluar e përditshmja gjermane Bild, në Red Bull Arena është krijuar një ambjent pranë dhomave të zhveshjes së Napolit, ku trajneri përpara ndeshjes mund tymosë, për të larguar stresin.

I njejti burim zbulon se kjo është bërë me kërkesë të drejtuesve të skuadrës së Napolit, që duket se kanë paguar edhe për shqetësimin që i kanë krijuar skuadrës gjermane. Mësohet gjithashtu se për siguri do të fiken edhe sinjalizuesit antizjarr në atë zonë.

Takimi parë i Europa League mes Napolit dher Lajpcig ka përfunduar me shifrat 1-3 për gjermanët.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme