Leipzigu siguron Claudinhon

Prishtinë | 06 Jan 2021 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi brazilian Claudinho do të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Leipzigut për sezonin e ardhshëm. “Goal.com” të mërkurën ka raportuar se Leipzigu tashmë ka arritur marrëveshje për transferimin e 23-vjeçarit në fund të këtij sezoni.

Claudinho do t’i bashkohet Leipzigut nga Bragantino, ekip që gjithashtu është në pronësi të kompanisë së pijeve energjike “Red Bull”.

Për kartonin e brazilianit, Leipzigu do të paguajë 12 milionë euro kurse Claudinho pritet të firmos kontratë afatgjate me ekipin gjerman. Në edicionin e fundit në Brazil, Claudinho ka shënuar 12 gola në 37 ndeshje për Bragatinon dhe te Leipzigu shihet si përforcim i duhur për sulmin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme