“Lejet e lëshuara nga Urbanizmi penguan rrënimin e objekteve të jashtëligjshme”

Prishtinë | 15 Nën 2017 | 08:04 | Nga

Gjatë periudhës 2010-2014, në kohën sa ka qenë duke e ushtruar detyrën e inspektores së ndërtimit në Komunën e Prishtinës, Blerina Syla ka thënë se ka nxjerrë disa vendime për rrënimin e objekteve në kryeqytet, të cilat kishin nisur të ndërtoheshin pa leje. Mirëpo, sipas saj, vendimet për rrënime nuk ishin ekzekutuar, pasi ndërtuesit ishin pajisur me leje nga Drejtoria e Urbanizmit brenda Komunës.

Këto deklarata Syla i ka bërë të martën para Gjykatës Themelore të Prishtinës derisa është marrë në pyetje në cilësinë e të akuzuarës. Ajo dhe nëntë inspektorë të tjerë po përballen me drejtësinë për krim të organizuar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Blerina Syla së bashku me ish-kryeshefin e Inspektoratit në Komunë të Prishtinës, Ismet Haliti, dhe inspektorët e tjerë: Skënder Canolli, Vehbi Abdullahu, Drita Rukiqi, Blerim Ibishi, Ardian Muhadri, Arbenita Ajeti, Mërgim Shala dhe Granit Cenaj akuzohen për mosparandalimin e mosndërprerjen e ndërtimeve pa leje, si dhe për mosekzekutimin e vendimeve për rrënimin e objekteve që ndërtoheshin në mënyrë të kundërligjshme në Komunën e Prishtinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme