Lejohet shitja e alkoolit në autostradë

Prishtinë | 18 Maj 2017 | 16:57 | Nga

Këshilli Federal i Zvicrës ka dhënë pëlqimin që në shitoret që gjenden në vend-pushimet dhe pompat e benzinës nëpër autostrada të mund të shitet dhe shërbehet alkooli.

Qeveria e vendit i rekomandon parlamentit që ta pranojë kërkesën përkatëse. Atë e ka sjellë Komisioni për komunikacion në kuadër të Dhomës Nacionale të Parlamentit, shkruan srf.ch.

Sipas komisionit të përmendur, fakti që e drejta në fuqi nuk lejon që në vend-pushimet në autostradë shërbimin dhe shitjen e alkoolit përbën shkelje të lirisë së konkurrencës.

Kjo për faktin se shumica e vizitorëve të shitoreve në vend-pushimet e përmendura nuk janë vetë vozitës, transmeton albinfo.ch. Pastaj është në përgjegjësinë e secilit ngasës që të mos e kalojë kufirin e promilëve të lejuar të alkoolit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme