Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj ka refuzuar të zhvilloj vizitën e paralajmëruar në komunën e Graçanicës, me të marrë vesh se kjo e fundit ka refuzuar të vendosë simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës në hapësirat ku parashihej të mbahet takimi. Për Lekajn dhe kabinetin e tij, është e pa pranueshme të gjenden në një institucion që nuk identifikohen me simbolet e shtetit që i përkasin, Republikës së Kosovës.
I pari i Infrastrukturës do të jetë edhe më tutje afër qytetarëve të kësaj komune, duke paraparë edhe projekte konkrete infrastrukturore për plotësim të nevojave të tyre.
Lekaj ka falënderuar mediet që shprehën gatishmërinë që të përcjellin këtë aktivitet dhe kërkon mirëkuptimin e tyre.