Deputeti i AAK-së Pal Lekaj i ka drejtuar pyetje ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli se cilat janë pikat e marrëveshjes për energji me Serbinë, raporton Ekonomia Online.
Madje ai pyetni nëse autoritetet energjetike të Kosovës në veri a po operojnë dhe a e kanë në kontroll atë pjesë.
“Qytetarët serb nuk po i paguajnë faturat e energjisë elektrike, para ca kohe Kuvendi vendosi që t’i paguaj faturat për rrymë elektrike, a mund të dikë se cilat janë pikat e marrëveshjes për energji që nuk janë zbatuar, autoritetet energjetike të Kosovës në veri a operojnë dhe a kanë kontroll”.
Ministrja Rizvanolii në përgjigje për deputetin Lekaj tha se janë duke u përpjekur për të gjetur një zgjidhje, mirëpo ajo thotë se problemet prej 20 vjetësh nuk mund të rregullohen për 100 ditë.
“Pikat 2. 3. 5 dhe 6 të marrëveshjes janë ende në proces të zbatimit. Kemi hasur në vështirësi në zbatim të këtyre pikave. Prej marrjes së detyrës ka qenë shqetësues fakti që konsumi në veri gjatë tri viteve të kaluar ka pësuar rritje substanciale. Në 2019 ka pasur rritje 8 për qind krahasuar me vitin parparak”.
“Rritja e konsumit ka ndodhur nga mospagesa nga konsumatorët shtëpiak dhe bizneset që ka bërë që ky konsum të bëhet në mënyrë të papërgjegjshme. Pjesa më e madhe e kësaj energjie merret nga importi regjional”.
“Si ministre ky shqetësim që është një barrierë prej 20 vjetësh është prej prioriteteve tona që të sigurohemi që secili qytetar të mbaj përgjegjësinë dhe të paguaj energjinë elektrike të cilën e konsumon. Mund të them që jemi duke bërë gjithçka që është e mundur në shpejtësinë më të madhe por zotohemi që jemi duke bërë gjithçka në këtë aspekt”.
Kurse deputeti tjetër i AAK-së, Deputeti Besnik Tahiri ka drejtuar pyetje për Ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, në lidhje me pagat e zyrtarëve publik, raporton EO.
“A e keni rregulluar tabelën e cila përcakton pagat për zyrtarët publik duke përfshirë ngritjen e pagave për të gjithë sektorët. A ka buxhet për këtë ligj”.
Mirëpo Tahiri nuk morri përgjigje pasi që Sveçla nuk është i pranishëm në seancë.