Lekaj e ndjek nga afër testimin elektronik për patentë shofer

Prishtinë | 03 Kor 2019 | 13:50 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka ndjekur nga afër mbajtjen e testimit elektronik (e-testimi) për patentë-shoferë, raporton Ekonomia Online.

Lekaj ka thënë se përmes testimit elektronik dëshirojnë t’u japin kandidatëve një standard që e ka Evropa.

Ai tha se angazhimi i tyre është për të krijuar kritere që shkojnë në siguri të vozitësve dhe qytetarëve.

“ Sot është një ditë e mbarë që po fillojmë për ta impelmentuar një standard evropian që ka ndikim edhe në sigurinë e qytetarëve, por edhe në evitimin e padrejtësisë nëse mund të themi, apo ngritje së nivelit për kandidatë dhe kjo është punë e mirë. T’iu japim kandidatëve një standard që e ka Evropa dhe t’iu themi qytetarëve që këtu jemi për të krijuar kritere që shkojnë në siguri të vozitësve dhe qytetarëve. Nuk ka pengesë që do na ndalë që të respektojmë normat rregullat dhe ligjin.

“…Këtë projekt e kam gjetur, nuk ka qenë i implementuar, 240 mijë euro dhe e kam pa që gjithë kjo teknologji nuk përdoret dhe me angazhim jemi këtu sot”.

Lekaj tha se ky departament ka qenë ndër më të përfolurit për parregullsi dhe keqpërdorim nga ana e ekzaminerëve, por ai u zotua se ky lloj testimi do të ndihmojë të evitojë këto, për të cilat tha se nuk i ka parë duke ndodhur.

“Ndoshta për dy vjet sa jam ministër, nuk kam pasë asnjë një argument që ky kandidatë ka bërë diçka apo ai ekzaminer. Mendoj që kanë qenë më shumë fjalë se sa argumente”.

Menaxheri i projektit, Naim Kelmendi, tha se ky projekt ka filluar në vitin 2017 dhe sot testohen kandidatët e parë.

“Është një projekt i filluar në vitin 2017 dhe jemi në fazën kur sot do të testohen kandidatët e parë. Sistemi është shumë më i gjerë kur është menduar zgjerimi i gjithë sistemit. Nëse ka nevojë për përmirësime të sistemit atëherë do t’i përmirësojmë dhe do ta shtrijmë në gjithë territorin e Kosovës”, tha Kelmendi, raporton Ekonomia Online.

Testimi që bëhet përmes një aplikacioni gjeneron pyetjet në mënyrë elektronike dhe pas përfundimit të testit, kandidatët do të marrin rezultatin nga sistemi.


Të ngjashme