Lekaj i përgjigjet me fakte deklaratës të deputetes Zhaklin Nastiq: Vetëm të marrët mund të rreshtohen me Serbinë

Prishtinë | 22 Maj 2021 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj ka ndarë një foto në Facebook duke i reaguar deklaratës skandaloze të deputetes së majtë gjermani Zhaklin Nastiç për luftën që u zhvillua në Kosovë.

Lekaj ndau një foto ku shihet një ushtar serb dhe përreth tij shumë kufoma, trupa të pajetë të shqiptarëve.

Ai tha se nuk ka nevojë për shumë fjalë për t’iu përjgijgur deklaratave skandaloze, qëllimkëqija dhe të pa vërteta të kësaj deputeteje në lidhje më bombardimet e NATO-s, dhe krimet e tmerrshme të serbëve ndaj poullit shqiptar.

Lekaj tha se përgjigja është shkurt e shqip, vetëm fakte.

“1998-1999 – 10.812 shqiptarë të vrarë: Gjakovë 1.022, Skënderaj 984, Gllogoc 804, Rahovec 724, Peja 561, Prishtina 466, Prizren 464, Vushtrri 451, Suhareka 434, Mitrovica 417. 863,000 civilë u dëbuan ga Kosova ndërmjet marsit dhe qershorit të vitit 1999. 80% e personave të zhdukur ishin meshkuj të moshës nga 18 në 40 vjeç. 529 varreza masive. Rreth 20 mijë vajza dhe gra të dhunuara. 45,768 u dëmtuan rëndë dhe 46,414 u shkatërruan. Më shumë se 60 përqind e shkollave u shkatërruan plotësisht. 22 miliardë euro dëme.  1 mijë e 133 fëmijë u vranë gjatë luftës nga forcat serbe. 20 mijë vajza, gra, burra dhe fëmijë, u dhunuan seksualisht. 109 fëmijë rezultojnë ende të zhdukur”, shkroi Lekaj.

Ai më tej tha se për ta bërë edhe më të qartë për të gjithë që dëgjon marrëzirat e kësaj zonje kishte shpërndarë atë foto në rrjetin social Facebook dhe se kjo nuk është e vetmja fotografi por të ngjashme ka me qindra e mijëra dhe se mjafton vetëm një kërkim në Google dhe paraqitet mizoria e serbëve ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Kujtojmë se deputetja gjermane Zhaklin Nastiç kishte thënë se Kosova duhet ç’armatosur njëherë e përgjithmonë.

“Bombave dhe municioneve me uranium, populli i Beogradit u obligua të futet nëpër streha ndaj sulmeve ajrore sikurse bënë në Luftëaffe-n e Hitlerit. Rezultati 22-vjeçar i vendosjes ushtarake, nëpërmjet një lufte agresore, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar të qeverisë gjermane dhe NATO’s, solli shtetin artificial të Kosovës, që nuk zbatoi Rezolutën 1244 të Kombeve të bashkuara, që ofronte sovranitet dhe integritet territorial të Jugosllavisë”, deklaroi Nastiç.

https://www.facebook.com/562436660482814/posts/4077642578962187/?d=n

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme