Lekaj: Jam i pastër, aktakuza politike

Prishtinë | 14 Shk 2017 | 18:07 | Nga

Ish-kryetari i Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, ka reaguar ndaj ngritjes së aktakuzës kundër tij.

“Në këtë kohë kur Kosova po kalon nëpër sfida të mëdha, e opozitarizmi bashkë me qytetarët e Kosovës është si kurrë më parë kundërshtuese e të këqijave që po i kanosen Kosovës, dalin të tilla lajme denigruese, totalisht të ndikuara nga politika e lidhjeve të shkurtra. Kjo tregon se kësaj qeverie i është ngushtuar rrethi dhe prandaj tani kanë filluar që në emër të drejtësisë të bëjnë ‘luftën e shtrigave’”, ka thënë Lekaj, aktualisht shef i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

“Jam plotësisht i pastër në të gjitha përgjegjësitë që i kam pasur dhe çdo herë kam qenë në shërbim të qytetarëve dhe të Kosovës. Unë nuk kam asgjë zyrtare dhe nuk dua të lëshohem në komentime me tutje, përveç që nuk do të mundet askush të na gjunjëzoj”, ka shkruar Lekaj në profilin e vet në “Facebook”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme