Ekonomia Online
FUNDIT

Lekaj kërkon që të merren masa ndaj Serbisë për pengesat që po ia bënë Kosovës

Lekaj kërkon që të merren masa ndaj Serbisë për pengesat që po ia bënë Kosovës

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të hënën mori pjesë në takimin e dytë të Këshillit Ministror të Komunitetit të Transportit. Me këtë rast Lekaj i njoftoi anëtarët e tjerë për ratifikimin e Traktatit të Komunitetit të Transportit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe zbatimin e saj nga autoritetet vendase. Krahas kësaj, Lekaj informoi përfaqësuesit […]

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të hënën mori pjesë në takimin e dytë të Këshillit Ministror të Komunitetit të Transportit. Me këtë rast Lekaj i njoftoi anëtarët e tjerë për ratifikimin e Traktatit të Komunitetit të Transportit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe zbatimin e saj nga autoritetet vendase.

Krahas kësaj, Lekaj informoi përfaqësuesit e shteteve të tjera në këtë takim për pengesat që Serbia po i bën përkundër marrëveshjeve siç është ky traktat. Në mes tjerash, ministri Lekaj theksoi se praktikat e autoriteteve serbe për ndërrimin e targave të qytetarëve të Kosovës që hyjnë në territorin e Serbisë, mospranimi i certifikatave që lëshohen nga autoritetet e Kosovës, duhet të ndërpriten menjëherë.

Lekaj Po ashtu kërkoi nga Komisioni Evropian që të ndërmarrë masa urgjente për rregullimin e transportit të udhëtarëve dhe mallrave për operatorët kosovarë, me të gjitha shtetet nënshkruese të Traktatit. Gjithashtu u diskutua për krijimin e lehtësirave në pikëkalimet kufitare dhe sigurinë në rrugë, të cilat burojnë nga deklaratat e Lubjanës, si dhe u miratua Deklarata e Përbashkët për një Strategji të re Hekurudhore në Ballkanin Perëndimor, e cila ka për synim përmirësimin e shërbimeve të transportit ndërkombëtar hekurudhor për mallra dhe pasagjerë, brenda dhe përgjatë Ballkanit Perëndimor.

Në këtë mënyrë, Kosova po merr pjesë aktivisht në përcaktimin e politikave të transportit rajonal, duke u bërë edhe vendimmarrëse e barabartë me vendet e tjera të rajonit. “Prioriteti ynë vazhdon të mbetet kompletimi i vendit me infrastrukturë moderne rrugore dhe hekurudhore, krijimi i lehtësirave të qarkullimit të njerëzve dhe mallrave dhe në këtë mënyrë edhe faktorizimi i Kosovës në fushën e transportit rajonal dhe ndërkombëtar”, ka thënë pos tjerash ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.​

Të ngjashme