Pal Lekaj, deputet nga radhët AAK-së, gjatë mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme, ka kërkuar që menjëherë të ndërpriten bisedimet në Bruksel me Serbinë, raporton Ekonomia Online.
Ai gjithashtu ka kërkuar të ndërpriten punimet dhe të rrënohet muri në Veri, duke thënë se nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, kryeministri Mustafa dhe Edita Tahiri duhet patjetër të japin dorëheqje.