Lekaj – Mustafës: Vazhdoni e vajtoni

Prishtinë | 07 Kor 2019 | 17:42 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, i është kundërpërgjigjur Kryetarit të LDK-së Isa Mustafës, duke kritikuar qeverisjen e tij.

Përmes një statusi në Facebook, Lekaj tha se prioritet i tij nuk është Isa Mustafa por rregullimi i gjërave të lëna keq nga klika e tij.

Më poshtë statusi i plotë:

Prioritet i yni nuk është Isa Mustafa, janë rregullimi i gjërave të lëna keq nga klika e tij.

Nga viti 2017 kur ne erdhem në pushtet, deri sot kur Isa Mustafa kritikon një sektor që tashmë ka filluar të digjitalizohet, ka rënie të aksidentëve me fatalitet për rreth 25%.

Askush nuk është mbi ligjin, prandaj nëse ka veprime korruptive në cilindo sektor, drejtësia të ndermarrë veprimet e saj. Ne as më të voglin veprim nuk e bëjmë, sikur dikur nga segmente të ish-qeverisë, për t’i ndalë punën drejtësisë në zbardhjen e secilës thashethëme.

Shoku ish-kryeministër, me poshtë po të shfaq statistikat policiore dhe tonat, përsa i përket aksidenteve me pasoja fatale, gjithsesi një jetë e humbur është shumë, por ne asnjëherë nuk ndalemi në kryrjen e detyrave tona, që e bëjnë trafikun rrugor më të sigurt.

Ju vazhdoni e vajtoni, sepse është e vetmja gjë që e bëni mirë dhe nëse ju duhet ndonjë karrige na thoni.

Aksidentet e përgjithshme kemi zbritje për rreth 10%;
Aksidentet me lëndime kemi ngritje për -15.33 %;
Aksidente me dëme materiale në zbritje për 5 %;
Aksiedentet me fatalitet janë në zbritje për – 25.71 %;

Të ngjashme