Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka vizituar sot punimet në zgjerimin e rrugës Prishtinë-Pejë, pjesa në Kijevë.
Punimet në këtë rrugë kanë nisur qe 7 vjet.
Ministri Lekaj premtoi se brenda javës do të merret vendimi në Qeveri për ta shpronësuar një pronë ku ka pasur problem dhe se ky segment do të përfundojë brenda një muaji, për të vazhduar me projektin e detajuar deri në Zahaç të Pejës.
“Sot po e bëjmë inspektimin e punimeve në rrugën Prishtinë- Pejë. Në këtë rrugë janë stërgjatur punimet, ka 7 vite që ky projekt ka filluar, mirëpo ende nuk dihet se kur do të përfundojë. Vetëm ky segment që do të kishte mundësi të kryhet brenda 30 ditëve, prolongohet tri vite sepse nuk është kryer shpronësimi i një prone”, tha Lekaj, raporton Ekonomia Online.
“Stërzgjatje e zhvillimit të punimeve nuk do të ndodhin më jo vetëm në këtë rrugë por edhe në rrugët tjera, ne do të jemi të saktë, do të japim llogari por edhe do të kërkojmë llogari”
Ministri Lekaj ka përsëritur se ne qeverisjen e tij nuk do të ketë probleme me shpronësimet.