Demarkacioni nuk mund të ratifikohet, edhe nëse Zoti i jep krahë presidentit Hashim Thaçi e kryeministrit Isa Mustafa, ka paralajmëruar deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.
“Në Kosovë nuk është çudi që përzihen kompetencat. Nuk është punë e Thaçit të japë ultimatume të tilla”, ka thanë Lekaj në televizionin Rrokum.
Ai ka shtuar se ratifikimi i Demarkacionit nuk do të bëhet në asnjë mënyrë, duke shtuar se AAK do të kthehet në Kuvend të mos e lejojnë ratifikimin e Demarkacionit.
“Na kemi thënë që Marreveshja duhet të kthehet nga fillimi, dhe se komisioni i Demarkacionit bashkë me Qeverinë duhet të shkarkohen, sepse të dyja kanë përgjegjësi”, është shprehur Lekaj.
Ai ka folur edhe për veprimin e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka ‘vendosur’ vetë se ku është vendi ku e ndanë Kosovën me Malin e Zi.
“Kufiri nuk mbrohet me shtiza dhe me tabela ‘mirë se vini në Kosovë’, sepse duhet të mbrohet pastaj shtiza dhe flamuri, pasi që e vendosë”, ka thënë Lekaj.