135 persona kanë vdekur në aksidentet në komunikacion. Kështu bëri të ditur ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj në mbledhjen e 22 të qeverisë.
Ndonëse tha se kjo shifër është për 5 % më e vogël se viti paraprak, Lekaj tha se ky numër i vdekjeve në komunikacion është shqetësues.
Ai gjithashtu tha se janë të angazhuar në ndërmarrjen e masave për këtë çështje. Sipas tij, viti 2018 do të jetë vit i standardeve në komunikacion.