Kryeministri Ramush Haradinaj sot merr rrugë për në Hagë.
Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Dukagjinit pritet të intervistohet nga prokurorët e Gjykatës Speciale në Hagë më 24 korrik në cilësinë e të dyshuarit.
Ftesa nga Gjykata Speciale ishte arsyeja që Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit.
Ministri i Infrastrukturës nëpërmjet një postimi në Facebook deklaroi se Haradinaj është kthyer gjithmonë fitimtar nga Haga.
“Nga ajo rrugë që po merr sot, u ktheve gjithmonë edhe më fitimtar.
Kosovën e ke prapa.
Dalsh faqebardhë!”, ka shkruar Lekaj.