Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj priti sot në një takim njohës, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’ Connel. Ministri Lekaj, fillimisht e falenderoi ambasadorin O’ Connel për vizitën e tij.
“ Më vjen mirë ambasador që takohemi veç për të mirë dhe bashkëpunime, ndër të tjera e njoftoi ambasadorin me projektet e shumta të cilat janë duke u realizuar dhe ato që kanë ngecur për t’u realizuar, si në infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe në transportin ajror”, tha ministri Lekaj.
Sipas ministrit Lekaj, në Ministrinë e Infrastrukturës është duke u punuar edhe në zhvillimin e projekteve që kanë të bëjnë me hekurudhat e Kosovës. Ndërsa, tek projektet rrugore, tha se po punohet që projektet e filluara të realizohen sipas planit dinamik të këtyre projekteve. Gjatë këtij takimi po ashtu u bisedua edhe për zhvillimin e transportit rrugor, konkretisht autostradave si dhe për atë hekurudhor.
Ndërsa, ambasadori O’ Connel e përgëzoi ministrin Lekaj, për detyrën e re si ministër i Infrastrukturës. Ambasadori tha se ne jemi në përgaditje të Samitit të Berlinit, ku presim që se bashku të listojmë projektet e kësaj ministrie që do të prezantohen në këtë samit kanë përvojat e duhura.
Në fund të këtij takimi, ministri Lekaj dhe ambasadori O’ Connel, u dakorduan që të gjenden forma më të mira për të thelluar bashkëpunimin Kosovë-Mbretëri e Bashkuar.