Deputeti Pal Lekaj, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se kryeministri Isa Mustafa dhe disa deputetë të LDK-së po mungojnë në seancën ku po flitet për vlerat e luftës, ndërsa me ironi tha se për zëvendëskryeministrin Stojanovic e dinë se është duke lobuar në Beograd.
Lekaj tha se drejtësia në Kosovë nuk është marrë asnjëherë me gjenocidin që e ka bërë Serbia në Kosovë.
“E fituam një betejë me miqtë tanë, e sot po ndiqen ata më meritorët për çlirimin e vendit. Janë bërë dy dekada prej lirimit të Kosovës, thamë që u liruam por kjo burgosje me dëshmi të paqena po del të jetë më e ashpër dhe me humbje të mëdha të UCK-së. Njëherë e një kohë na kishte rënë Millosheviqi në shpinë vetëm se kërkonim lirinë tonë. Ai filloi masakër në popullatën tonë në fëmijë, gra e pleq. Të gjitha këto i ndjemë ne si popull. Drejtësia jonë a u morë me këtë çështje seriozisht ndonjëherë? Përgjigja është jo. Le të mi thotë dikush pesë emra të paramilitareve serb që kanë bërë gjenocid mbi popullatën tonë, por nuk do të mjaftonte se Serbia ka qenë e motorizuar dhe e sofistikuar pasi ka qenë në çdo vend ku janë bërë masakre ndaj civilëve shqiptarë”, tha ai.