Ministri në detyrë i Infrastrukturës Pal Lekaj, është regjistruar si deputetë i legjislaturës së shtatët të Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Ai ka komentuar deklaratat e VV-së dhe LDK-së, parti këto që po synojnë të formojnë Qeverinë e re, të cilët kanë paralajmëruar se Autostrada e Dukagjinit nuk do të ndërtohet.
Lekaj u shpreh i bindur se ky projekt do të realizohet.
“Sa i përket VV dhe LDK mendoj se nuk kanë të drejtë ta thënë këtë sepse edhe Dukagjini është pjesë e Kosovës sepse janë mbi 620 mijë banorë që u nevojiten infrastrukturë dhe nuk u shërben individit por komunitetit, u shërben qytetarëve dhe ekonomisë”.
“Prandaj është absurditet i llojit vet kur e dëgjoj se unë nuk shikoj krahinë, por as regjione por kam punuar për qytetarët e të tjerët letë flasin sa të duan por Autostrada e Dukagjinit do të bëhet”.
Lekaj më tej sqaroi se autostrada e Dukagjinit, do të bëhet me pagesë, por jo me tarifë të lartë.
“Jo ne jemi në suazën e fizibilitetit pas suazës së fizibilitetit ne do të shikojmë edhe gjendjen ekonomike të qytetarëve pastaj do të vendosim, por nuk do të jetë tarifë e lartë sepse në fokus e kemi qytetarin e Kosovës”.
Ai pret që kjo legjislaturë të jetë me aktive dhe të përmbush kërkesat e qytetarëve, raporton EO.
“Pres nga ky Kuvend një aktivitet nga gjithë deputetet sepse Kosovës i duhen deputet profesionist dhe japin kontribut që i japin maksimumin në Kuvend”, tha Lekaj.
Të hënën ka filluar regjistrimi i deputetëve, ku janë regjistruar atë të VV-së dhe LDK-së. Ndërsa të martën do të regjistrohen deputetët e PDK-së, AAK-së dhe Nismës.