Lekaj: S’ndryshon bota me shkuarjen e një Qeverie, projektet vazhdojnë

Prishtinë | 28 Kor 2019 | 08:13 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të gjitha projektet e nisura infrastrukturore nga Qeveria Haradinaj do të implementohet siç kanë qenë ta planifikuara.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), Pal Lekaj i ka thënë Ekonomia Online se çdo projekt i nisur nga ministria që ai e drejton do të përfundojë.

Madje ai thotë se projektet vazhdojnë, ngase bota nuk ndryshon me shkuarje e një Qeverie.

“Sa i përket projekteve vazhdojnë nuk ndryshon bota me shkuarje e një qeverie. Qeveritë shkojnë e vijnë, por projekte duhet që të implementohen”.

Lekaj paralajmëron se do të nënshkruaj projekte të reja që parashihen me ligjet në fuqi.

“Çka e parasheh ligji në përgjegjësin e ministrit unë do t’i nënshkruaj deri sa të jem në detyrë”.

Haradinaj të mërkurën është marrë në pyetje në Hagë nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

Ai të hënë ka dorëzuar edhe zyrtarisht dorëheqjen nga pozita e të parit të Qeverisë. Kurse për dorëheqjen ka njoftuar gjatë mbledhjes së Qeverisë të premten.

Dorëheqja erdhi pas një ftese nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale, në të cilën kreu i AAK-së tha se do të paraqitet si qytetar i thjeshtë e jo si kryeministër sepse do të ishte e rëndë për vendin.

Haradinaj po ashtu në vitin 2005, pati dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit me të marrë ftesën nga Gjykata e Hagës.

Të ngjashme