Lekaj thotë që ruajtja e kufijve bëhet duke qenë unik në tavolinat e diskutimit

Prishtinë | 29 Sht 2018 | 18:47 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se ruajtja e kufijve arrihet duke qenë unik në tavolinat e diskutimit për të ardhmen e vendit, e jo duke organizuar protesta.

Reagimi i Lekajt, ka ardhur pas protestës të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje për të kundërshtuar idenë e korrigjimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.

“Sot, e rëndësishme është të ruajmë kufijtë dhe pasuritë e Kosovës. Kjo arrihet duke qenë unik në tavolinat e diskutimit për të ardhmen e vendit, jo duke organizuar protesta kundër njëri tjetrit”, ka shkruar Lekaj në llogarinë e tij në Facebook.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme