Lëkundje sërish gjatë natës në Shqipëri

Prishtinë | 06 Kor 2018 | 09:14 | Nga

Lëkundjet sizmike që po prekin Shqipërinë janë bërë tashmë një rutinë e zakonshme.

Prej dy ditësh, toka lëkundet ditë e natë, edhe pse magnitudat e këtyre të fundit kanë qenë më të ulëta sesa tërmeti që shkaktoi panik ditën e mërkurë në orën 11:01, shkruan Top Channel.

Mesnatën e kësaj të premteje janë shënuar tre tërmete të reja, dy në harkun e tre minutave në Adriatik dhe në zonën përreth Gjirit të Lalzit, konkretisht 49 dhe 51 minuta pas mesnatës dhe me magnituda 4.3 dhe 3.7.

Lëkundja e orëve të para të mëngjesit është regjistruar në orën 5:51 me magnitudë 3.1.

Lëkundja më e fuqishme ka qenë ajo e rënë në Adriatik, por që është ndjerë nga qytetarët, pa shkaktuar gjithsesi dëme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme