Anglia mori goditje në prag të ndeshjes së parë në Kupën e Botës.
Mbrojtësi Tino Livramento është larguar nga përfaqësuesesja për shkak të lëndimit të hamstringut. Në vend të tij është ftuar Trevoh Chalobah.
Mbrojtësi 23-vjeçar i Newcastlet, Livramento, mungoi në pesë xhirot e fundit të edicionit të kaluar, por u rikuperua me kohë dhe mori ftesë nga Anglia.
Lëndimi i ri, që nuk është i njëjti me të kaluarin, do të thotë se mbrojtësi i Chelseat, Chalobah, do të jetë në ekip për Botëror. Chalobah ishte në listën rezervë.