Një këmbësor është goditur nga një veturë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Deçan.
Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Driton Rugova, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës në Pejë.
Ai ka thënë se këmbësori ka marrë lëndime turpore.
“I njëjti është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, e më pas për shkak të natyrës së lëndimeve dërgohet ne QKUK për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.