Lëndohet një person nga shpërthimi i granatës

Prishtinë | 12 Jan 2017 | 11:34 | Nga

Në fshatin Stanovc të Epërm të Vushtrrisë, një person i ka shkaktuar lëndime vetes duke hedhur një granatë dore.

I dyshuari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për të marrë trajtim mjekësor.

Ndërsa, policia raporton se gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë  me tre fishekë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari mbetet nën sigurim të njësisë policore në QKUK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme