Lëndohet një zjarrfikës duke shuar zjarrin në objektin e “Viva Fresh Store”

Gjakovë | 10 Mar 2019 | 17:40 | Nga Ekonomia Online

Qendra tregtare “Viva Fresh Store” në qendrën e qytetit të Gjakovës sot është përfshirë nga zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45, ndërsa për sanimin e zjarrit kanë dalë njësitët përkatëse.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj, ka thënë se Policia ka kërkuar ndihmë edhe nga komunat tjera për shuarjen e zjarrit.

“ Janë evakuuar të gjithë personat që ishin brenda objektit. Policia ka kërkuar ndihmë edhe nga komunat tjera. Dëmet janë të konsiderushme ndërsa të lënduar nuk ka përveç një zjarrfikësi”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, edhe tani të gjitha njësitë vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme