Një person është lënduar rëndë pas kontaktit me një mjet shpërthyes në fshatin Babaj i Bokës në Gjakovë.
“Rreth orës 11:15 jemi njoftuar se viktima mashkull i moshës madhore kishte pësuar lëndime të rënda trupore (dyshohet si pasojë e kontaktit nga mjet shpërthyes) në një fushë të hapur në fshatin Babaj i Bokës-Gjakovë”, ka konfirmuar për RTKlive zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Tutje bëhet e ditur se policia i është përgjigjur rastit dhe viktima është dërguar me emergjencë për trajtim mjekësor.
“Aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, tha Elezaj.
(Foto nga arkivi)