Lëndoi një person në aksident, iku nga vendi i ngjarjes

Prishtinë | 20 Dhj 2021 | 08:48 | Nga Ekonomia Online

Me datë 16 dhjetor , në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, drejtuesi i automjetit BMW316 TI me targa vendore, shkaktoi një aksident trafiku, ku gjatë kthimit nga një parking kishte goditur një viktimë e cila ishte duke ecur në trotuar, si pasojë i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore frakturë në dorë.

Drejtuesi i automjetit fillimisht ishte ndalur në vendin e aksidentit, por më pas duke mos i ofruar ndihmë viktimës ishte larguar nga vendi i aksidentit dhe ishte i panjohur deri në momentin që policia kishte bërë hetime në lidhje më këtë aksident.

Viktima kishte shkuar në emergjencën rajonale në Prizren, pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.

Zyrtar profesional nga hetimet e njësisë së komunikacionit rrugor në Prizren, e hetuan rastin duke bërë verifikimin e automjetit dhe personit, të njëjtit e ndaluan të dyshimtin A.B i lindur në vitin 2002, e intervistuan për shkaktimin e aksidentit me lëndime të rënda dhe ikje nga vendi i ngjarjes.

Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregullt.Rasti është nën hetime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme