Lenë Osmani dhe Adriatik Maloku, fitues të turneut Top 8 U17

Prishtinë | 07 Tet 2023 | 21:47 | Nga Ekonomia Online

Në shkollën ‘’Tefik Çanga’’ në Ferizaj, sot u organizua turneu në ping-pong TOP 8 për kategorinë U17 për meshkuj dhe femra.

Në këtë turne morën pjesë lojtarët e përzgjedhur nga Top 8, të cilët treguan nivel të lartë të aftësive dhe talentit, duke zhvilluar ndeshje mjaft interesante, tërheqëse dhe me shumë rivalitet.

Në kategorinë e femrave, Lenë Osmani nga ‘’KPP Lidhja e Prizrenit’’ ishte e pandalshme, ajo fitoj shtatë ndeshjet me rezultat 3:0 për tu shpallur kështu kampione e këtij turneu të madh.

Në vendin e dytë, pas saj u rëndit bashkëlojtarja e saj tek ‘’KPP Lidhja e Prizrenit’’, Taibe Ruli me gjashtë fitore nga shtatë të luajtura. Në ndeshjen për vendin e dytë Maxhire Sojeva nga ‘’KPP Ahmet Hoxha Mk’’ kishte epërsinë 2:1(10:9 në pikë) kundër Taibe Rulit, por në fund e humbi ndeshjen me rezultat të ngushtë 3:2, e kështu zuri vendin e tretë, me pesë fitore nga shtatë ndeshje.

Në kategorinë e meshkujve pati ndeshje mjaft të mira, me rivalitet të theksuar. Adriatik Maloku nga ‘’KPP Gani Maloku’’ gjithashtu pati paraqitje fantastike, duke fituar 6 ndeshje me rezultat 3:0, ndërsa në ndeshjen e fundit, atë vendimtare, ai doli fitues me rezultat 3:2 kundër Arti Karabaxhaku për tu shpallur kampion i turneut TOP 8 U17 me shtatë fitore nga shtatë ndeshje.

Në vendin e dytë, me gjashtë fitore nga shtatë ndeshje u rëndit Arti Karabaxhaku nga ‘’KPP Shkolla Prizreni’’. Në vendin e tretë, me katër fitore nga shtatë ndeshje u rendit Anes Behluli nga ‘’KPP Ahmet Hoxha Mk’’.

https://drive.google.com/file/d/1OMc60EYpaRJvo50k4QAvW0TjhUk47Wl_/view?usp=sharing

Të ngjashme