Lenjani: Pacientit iu ofrua ndihma mjekësore, kamerat mund ta dëshmojnë atë

Prishtinë | 18 Jan 2019 | 13:11 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Basri Lenjani ka folur në lidhje me rastin e mbrëmshëm ku në disa video në medie shihet një qytetar në korridoret e Klinikës Emergjente, të cilit pretendohet se nuk i është dhënë ndihmë mjekësore, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se pacienti në fjalë ka ardhur nga Mitrovica dhe ka marrë shërbimin mjekësor të duhur dhe pas trajtimit që iu është bërë është liruar për trajtim të mëtutjeshëm në shtëpi.

“Të gjithë pacientët marrin shërbime emergjente brenda 24 orëve dhe ka siguri edhe për stafin mjekësor dhe pacientët”, tha Lenjani.

Ai ka treguar për trajtimin që i është bërë pacientit.

“Sa i përket rastit në fjalë është pranuar në klinikë mund ta dëshmojmë, është pranuar në shërbimin e sëmundjeve internistike ku janë marrë të dhënat anamneza, analizat laburatorike, radiologjike janë kryer ekzaminimet përcjellëse dhe janë kryer ekzamnimiet e konsulentave mjeksore dhe pas trajtimit është dërguar në dhomën e kirurgjisë ku është kërkuar mendimi i specialistit të kirurgjisë abdominale dhe pas konfirmimit e konsulencavë është liruar për trajtim të mëtutjeshëm në shtëpi”, tha Lenjani.

Lenjani tha se stafi mjekësor e ka obligim të i ofroj çdo qytetari trajtim të duhur mjekësor.

“Stafi mjekësor e ka obligim që çdo qytetari që kërkon shërbime emergjente mjekësore ne jemi detyruar të i japim trajtim dhe stafi ka qenë në detyrë ndërsa për gjitha detajet janë kamerat identifikuese ku qartë mund të shihen”, tha ai, raporton EO.

Lenjani tha se pacienti kishte ardhur nga spitali i Mitrovicës me autoambulancë.

“Pacienti është sjell nga spitali i Mitrovicës me autoambulancë në klinikën emergjente me përkujdesje shëndetësore”, shtoi Lenjani.

Ai tha se pacienti tani është liruar në shtëpi dhe mund të marr trajtimin mjekësor në shërbimet ku ai banon më se afërmi.

“Në bazë të ekzaminimeve mjekët kanë vlerësuar se trajtimi mund të bëhet në trajtim shtëpiak apo në shërbimin më të afërt që i takon i sëmuri”, tha ai.

Të ngjashme