Lëshohen sirenat e alarmit në Zubin Potok, raportohet edhe për shpërthime

Prishtinë | 06 Dhj 2022 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Në komunën e Zubin Potokut, janë lëshuar sirenat e alarmit këtë të martë nga banorët serbë që jetojnë atje.

Mediumi serb nga Kosova, Kosovo-Online ka raportuar se anëtarët e Komisionit Zgjedhor Komunal kanë hyrë ‘me forcë’ në objektin e komunës së Zubin Potokut të shoqëruar nga zyrtarë të Policisë së Kosovës. Kjo sipas tyre ka bërë që të shpërthejë rebelimi nga disa qytetarë.

Po ashtu, është raportuar për disa shpërthime dhe se prania e pjesëtarëve të EULEX-it është rritur dukshëm.

Ndryshe, zyra e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut është sulmuar nga persona të panjohur, mbrëmjen e së hënës së pesë dhjetorit.

Sipas banorëve të asaj pjese, disa persona janë munduar që t’ia vënë flakën. 

Të ngjashme