Kryeministër, Zoti ta dhashtë të mbarën!
Si çdo qytetar i Kosovës, si çdo familje e Kosovës, edhe unë kam bashkëjetuar, dhe kam bashkëvuajtur për lirinë dhe për ditë më të mira për vendin tim.
Dikush dha ujë, dikush dha bukë, dikush mbathje, dikush tjetër kontribuoi në forma të ndryshme, duke e rritur kështu sakrificën për liri; e deri te plagët, humbjet e gjymtyrëve dhe humbjen e më të shtrenjtës jetë.
Edhe unë për këtë tokë, dhashë Babain dhe Vëllain, që i kam dëshmorë.
Ata vdiqën për këtë liri, ata vdiqën për këtë tokë të shenjtë. Në të është vështirë ta gjesh një pëllëmbë ta paujitur me gjak, brez pas brezi, gjeneratë pas gjenerate.
Amaneti i tyre dhe çdo dëshmori ishte liria, shtetndërtimi dhe puna për një shtet sovran.
Babai im i dashur Hysni, vëllau im i dashur Arton: Pushoni të qetë në dheun e Kosovës, sepse më në fund amaneti i juaj po jetësohet!
Kosova udhëhiqet nga njeriu i duhur, që është në vendin e duhur, nga ai që ju udhëhoqi në luftën kundër pushtuesit serb, nga ai që mposhti përbindëshin e Ballkanit, nga ish-Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Kryeministri Ramush Haradinaj.
Kryeministër Zoti ta dashtë të mbarën! Prej që e dëgjova emrin tënd, gjithmonë më bëre krenar.
Me luftën tënde të pashoqe, me sakrificën tënde për liri, më familjen tënde të shenjtë, me shokët e tu dëshmorë, me proceset tua në gjykata ndërkombëtare ku e dëshmove luftën e pastër të UÇK-së. Dhe jemi krenarë me ty tani kur je në krye të shtetit tënd, që asnjëherë nuk pushove së dashuri! Dashuri që e dëshmove sa e sa herë.
Puna e jote e madhe, puna e jote e palodhshme, sukseset e tua të përditshme, dhe qëndrimet tua parimore, e tregojnë atë që me të vërtetë e do vendin tënd, dhe përjetëson amanetin e bashkëluftëtarëve tu!
Ti tani po e vazhdon punën që dikur tu ndërpre padrejtësisht! Si atëherëë, si tani, ky vend nuk mban mend një qeveri më efikase dhe me të suksesshme. Ti po prek çdo sektor për të funksionalizuar shtetin, ti ke thjeshtësinë e madhe të një lideri, ti je respektues i vlerave, ti je ruajtësi me i mirë i kauzave tua të drejta, ti je i palodhuri, dhe i papritueshmi i këtij vendi.
Po mburrem me ty, sepse këtë më mësove ta bëjë, nga momenti që për ty dëgjova.
Mburrem me ty!