Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu tha në foltoren e Kuvendit se nuk do ta lexojë fjalimin e saj të përgatitur më herët, por do ta lexojë një letër që ia ka dërguar Agim Bahtiri.
Edhe pse shumica e deputetëve fajësuan Bahtirin se që nga 2013 nuk ka bërë asgjë për qytetarët e veriut dhe kthimin e shqiptarëve atje, deputetja Haxhiu duke lexuar letrën e Bahtirit tha se ai është përpjekur të bëjë ndihma për rindërtimin e shtëpive atje.
Këto reagime të deputetes Albulena Haxhiu erdhën pasi deputeti i PDK-s,ë Bekim Haxhiu, deklaroi se kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri nuk ka bërë asgjë për qytetarët e veriut të Kosovës.
Haxhiu tha se Vetëvendosje po përpiqet të luaj rolin e zëdhënësit të Agim Bahtirit, por në fakt, po del qesharake pasi ende nuk po e njohin mirë partnerin e tyre të koalicionit në Mitrovicë.