Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me organizatën Let’s Do It Kosova për fushatën “T’i japim vendit ngjyra”, përmes së cilës synohet që brenda 10 vjetësh të mbillen 1.8 milionë drunj, raporton Ekonomia Online.
Luan Hasanaj drejtori i Let’s Do It Kosova. ka thënë se kjo fushatë është 10 vjeçare. Ai shtoi se i kanë bashkuar forcat që në fund ‘ti ndërrohet pamja vendit tonë.
“Jam i lumtur që sot po e nënshkruajmë këtë marrëveshje. Është një fushatë që është 10 vjeçare duke filluar që nga sot deri në vitin 2037 “.
“Mjedisi dhe Sporti janë shumë të lidhur njëra me tjetrën. Ka rrugë në Kosovë që duhet të gjelbërohen, dhe ne e kemi rastin që së bashku me një organizata të jemi bashkë në këtë rrugëtim dhe në fund ta ndërrojmë pamjen dhe imazhin e vendit tonë”. Ai ka thënë se do të mbillen edhe 3000 mijë drunj në autostradën Ibrahim Rugova, raporton EO.
Ndërsa kryetar i KOK-ut Besim Hasani është shprehur se nuk ka qenë i vështirë bashkëpunimi, për arsye se edhe objektivat e tyre janë për një mjedis të pastër.
“Organizata ta pastrojmë Kosovën e ka dëshmuar vetën dhe objektivat e KOK0ut janë për një mjedis të pastër dhe nuk ka qenë vështirë që t’i bashkojmë forcat. Edhe nga këndvështrimi sportiv gjitha garat duhet të organizohen në mjedis të pastër”.
Ai ka thënë se do të mbillen edhe 3000 mijë drunj në autostradën Ibrahim Rugova, raporton EO.
Sekretar i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj ka thënë se aktivitetin do ta fillojnë me vendet më të ndotura sidomos në kryeqytet, pastaj në Obiliq.
Ai ka bërë thirrje që të bashkohen edhe gjithë komunat që bashkërisht t’i bëjnë vendet e pastra.