Lëvizja e fundit e serbëve të Kosovës po ndodh në një kontekst tejet të komplikuar diplomatik – e nxitur nga Vuçiqi

Prishtinë | 05 Nën 2022 | 17:57 | Nga Afrim Kasolli

Lëvizja e fundit e serbëve të Kosovës po ndodh në një kontekst tejet të komplikuar diplomatik. Në një kohë pra, kur bota është e angazhuar më të madhe për ta penguar me çdo kusht shpërthimin e vatrave të reja të krizës, për shkak të luftës në Ukrainë.

Se ajo është e nxitur nga Vuciqi nuk dyshim. Instrumentalizimi i serbëve që kanë jetuar jashtë Serbisë, për interesat e kësaj të fundit, ka qenë një taktik e kahershme e Beogradit. Mbi këtë qasje ishte ndërtuar projekti hegjemonik nacionalist serb.

Mirëpo, në këtë rast ky veprim po manifestohet pikërisht në kohën kur diplomatët ndërkombëtarë si nga ShBA-ja ashtu edhe nga BE-ja e kanë shprehur zhgënjimin e tyre me refuzimin e qeverisë së Kosovës për të mos e shtyre vendimin për targat për 10 muaj. Ndërkohë, kohën e fundit nuk kemi parë deklarata të tilla të hapura(sepse çka ndodhë në prapaskenë nuk mund ta dimë) nga këta përfaqësues diplomatikë kundër presidentit të Serbisë.

Në këtë kontë kontekst, ngriten shumë dyshime, hamendje dhe pikëpyetje për këto tensione. A e ka keqkuptuar presidenti serb reagimin e përfaqësueseve ndërkombëtarë ndaj qeverisë së Kosovës dhe ka kalkuluar se ka ardhur momenti i tij final për ta realizuar hapur dhe pa maskime agjendën e tij destruktive? Apo po i përdor serbët e Kosovës si shantazh për ta sabotuar nismën diplomatike franko-gjermane? Apo kjo lëvizje mund të jetë edhe në sinkron me qendrat e vendosjes globale për ta shtuar presionin mbi qeverinë Kurti, për shkak të refuzimit të tij për t’i zbatuar rekomandimet e diplomatëve ndërkombëtar, këtë nuk mund ta themi me siguri. Sidoqoftë, ajo që nuk mund të mohohet, është fakti se ky tension tani për tani, po zhvillohet në një kohë kur pala kosovare është qortuar më shumë se sa pala serbe në procesin e dialogut. Në këtë rast është me rëndësi që pala kosovare ta mendojë shtegdaljen nga kjo situatë vetëm në bashkëpunim me aleatët e jo edhe në mosmarrëveshje me ta, edhe sa i përket konsolidimit të brendshëm të shtetësisë.

Të ngjashme