Lewa te Bayerni deri më 2023

Prishtinë | 29 Gus 2019 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Robert Lewandowski ka nënshkruar kontratë të re me Bayernin.

Sulmuesi polak do të qëndrojë te bavarezët deri më 2023. Kontrata e deritashme parashihte që 31-vjeçari të qëndronte te Bayerni deri më 2021.

Lewa iu bashkua Bayernit nga Dortmundi para sezonit 2014/15. Ka shënuar 197 gola në 246 paraqitje deri tash. Me Bayernin ai ka fituar pesë tituj kampioni në Gjermani, dy Kupa DFB, tri Superkupa dhe ka fituar tre herë çmimin për golashënuesin e sezonit.

Të ngjashme