Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, është bërë golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e Ligës së Kampionëve, pas golit që e shënoi në fitoren kundër Lazios të martën.
Polaku e hapi serinë e golave pas vetëm nëntë minutave në fitoren e Bayernit 4:1 kundër Lazios në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Romë, transmeton Gazeta Express.
Ky ishte goli i 72-të i Lewandowskit në Ligën e Kampionëve dhe bën që ai ta kalojë legjendën e Real Madridit, Raul, dhe të ngrihet në vendin e tretë, prapa Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.
Vetëm sulmuesi i Juventusit Ronaldo, i cili i ka 134 gola deri tani, dhe ylli i Barcelonës Messi, i cili i ka 119 gola deri tan, kanë shënuar më shumë sesa Lewandowski në këtë garë.
Në vendin e pestë renditet Karim Benzema i Real Madridit me 69 gola.
72 – Robert Lewandowski has scored 72 UEFA Champions League goals, overtaking Raúl to go outright third behind Cristiano Ronaldo (134) and Lionel Messi (119). Predator. pic.twitter.com/cz9w0aKNo3— OptaJoe (@OptaJoe) February 23, 2021