Bayern vendos për të ardhmen e Lewandowskit

Prishtinë | 26 Mar 2018 | 13:29 | Nga

Bayern Munich nuk është i gatshëm të shesë sulmuesin e njohur, Robert Lewandowski gjatë sezonit të verës, mes interesave të pretenduara nga Real Madrid dhe Manchester United, deklaroi shefi i klubit, Karl-Heinz Rummenigge.

Gjatë një interviste për gazetën sportive “Kicker sports” Rummenigge deklaroi se sulmuesi polak ishte një pjesë shumë e rëndësishme e ekipit të futbollit të Bayern Munich duke shtuar se ai pretendohej të ishte numri nëntë më i mirë në Evropë.

Lewandowski, 29 vjeç, erdhi në Munih në vitin 2014 nga Borussia Dortmund dhe kontrata vazhdon deri në vitin 2021.

Ai ka shënuar 100 gola gjatë 121 ndeshjeve në Bundesligë për Munihun dhe është golashënuesi më i mirë në botë i këtij sezoni me 23 gola.

Sipas raportimeve, javën e kaluar, lidershipi i Munihut mori vendimin për mos ta shitur sulmuesin, Robert Lewandowski.

Të ngjashme