Robert Lewandowski mund ta dridhë tregun e transferimeve këtë verë.
Përgjatë ditëve të fundit ka pasur spekulime rreth largimit potencial të tij nga Bayern Munich.
Chelsea dhe Paris Saint-Germain janë të interesuar për shërbimet e polakut, por opsioni i preferuar për sulmuesin është Barcelona, raporton Daily Mail.
Operacioni megjithatë duket i komplikuar. Lewandowski e përfundon kontratën në vitin 2023, kështu që Barcelona duhet të paguajë një shumë të madhe, marrë parasysh formën jetësore që po e kalon.
Sulmuesi polak regjistroi 47 gola në 39 ndeshje, duke e vendosur veten si top golashënuesin e sezonit. Si shtesë, paga e tij prej 20 milionë eurosh është e paarritshme për Barcelonën.
Përveç Barcelonës, Chelsea është një tjetër ekip i interesuar për Lewandowskin.
Sipas raporteve të Sky Sports, ekipi londinez e ka kontaktuar reprezentuesin polak dhe ia ka prezantuar ofertën formale, megjithatë thuhet se Lewandowski nuk është i joshur nga ideja e të luajturit në Angli.
Sipas informacioneve të fundit, opsioni i tij i preferuar është La Liga.