Lewandowski i jep lamtumirën Bayernit, nesër niset drejt Barcelonës

Prishtinë | 16 Kor 2022 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Robert Lewandowski ka kaluar sot ditën e tij të fundit te Bayern Munich.

Sulmuesi polak po largohet nga kampionët e Gjermanisë pas tetë vjetësh, për t’u transferuar te Barcelona.

Klubi katalunas së fundi arriti marrëveshje edhe me Bayernin për transferimin e Lewandowskit për 50 milionë euro.

“Bild” ka raportuar se 33-vjeçari në mëngjesin e së shtunës është shfaqur në stërvitje me “Bavarezët”, madje ai kësaj here shkoi në kohë.

Reprezentuesi i Polonisë stërviti edhe njëherë me skuadrën dhe gjithashtu ia dha lamtumirën e fundit trajnerit dhe shokëve të skuadrës.

Fabrizio Romano ka bërë të ditur se Lewandowski do të udhëtojë të dielën drejt Barcelonës. Ai do të nënshkruajë kontratë 3-vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit të katërt.

Të ngjashme